HTML5 – Efekte Fotografishë

Autor: Skender Mustafi Ky artikull është i menduar si për fillestarët ashtu edhe për profesionistët në HTML. Fillestarët mund të kopjojnë shabllonin e gatshëm dhe me pak ndryshime të përshtatin për nevojat e tyre, kurse profesionistët mund të shohin më në detaje mundësitë që ofron HTML5 për të realizuar më shumë efekte mbi fotografitë. Foto 5 I gjithë veprimi është i thjeshtë, e gjithë pamja është atraktive, dhe i gjithë kodimi është në HTML + CSS pa pasur nevojë më për JavaScript. Mund të thuhet madje: “Thjesht-Lehtë-Shpejtë-Bukur”. Fillimisht do të…

lexo më tepër

Photoshop: Futja e objektit në objekt

Përgatiti: Skender Mustafi Le të bëjmë këtë thjeshtë dhe shpejtë, pastaj ju mund të eksperimentoni sipas dëshirës suaj. 1. Gjeni një foto e cila është e definuar dhe e shkëputur nga prapavija, dmth që është PNG. Ose merrni çfarëdo foto dhe i hiq prapavijën. Nëse fotoja dhe prapavija kanë kontrast të mjaftueshëm atëherë shkëputja është shumë e lehtë. Ja fotoja fillestare e marrë nga interneti.  2. Vendoseni në Photoshop dhe i largoni prapavijën. Largimi i prapavijës së bardhë nga kjo foto bëhet si vijon: a) Shtoni edhe një Layer përmes tastierës Shift + Ctrl…

lexo më tepër

Caesium – software falas për ngjeshjen e fotove

Përgatiti: Skender Mustafi Kur flasim mbi fotoaparatet digjitale nuk kemi ç’të flasim mbi fotot. Kam hasur foto nga më të voglat e deri tek ato me nga 7-8MB secila. Me 100 foto mbushet e tërë hapësira e diskut të kompjuterit tim të parë, ndërkohë që 100 foto “i hamë për mëngjes”. Ata të cilët posedojnë për 3 vitet e fundit aparat digjital ose mjete tjera elektronike me mundësi fotografimi dhe njëkohësisht e kanë në qejf fotografinë, tani me siguri kanë kaluar 10 000 foto pa asnjë problem. Për të mos filluar…

lexo më tepër

5 mjete online për të ngjeshur fotot

Përgatiti: Skender Mustafi Pothuajse çdo herë që pranoj foto nga ndonjë mik më hidhet mëndja të i them se me ngulfate në madhësi. Pastaj më dërgojnë foto me përmasa 3000 x 5000 px me madhësi 8MB, haj medet, mezi vjen fotoja. Sidoqoftë, unë nuk them që nuk dua t’i shoh ato foto, por që madhësia e tyre më bezdisë. Këtu kam sjellë një listë shërbimesh në internet të cilat nuk kërkojnë të instaloni softuer në kompjuterin tuaj dhe që janë falas për të ngjeshur foton tuaj nga 8MB në rreth…

lexo më tepër

HTML5 Hap Pas Hapi: Integrimi i fotove/figurave

Autor: Skender Mustafi Përmes formave (anglisht: canvas) të ndryshme që mund të kombinohen me HTML e që tani JQuerry format janë të standardizuara për HTML5, HTML mundëson integrimin e medieve të ndryshme si video, audio, foto, flash etj.. Më poshtë do të sqarojmë se si bëhet integrimi i medieve në një kodt HTML5 dhe atributet të cilat ky kod mbështetë dhe mund të integrohen. Integrimi i fotove Etiketa përmes së cilës bëhet integrimi i fotove në HTML5 është <img>. Atributet të cilat HTM5 mbështetë për këtë etiketë janë: alt – mund të përcaktoni…

lexo më tepër

Paint.NET: Shkopi i ndritur

Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë artikull do të mund të mësoni të krijoni shkop të ndritur edhe atë shpejt dhe lehtë. Pasoni hapat në vijim. 1. Hapeni Paint.NET dhe në të hapeni një dritare të re me dimensione sipas dëshirës. P.Sh. 400px me 200px dhe i largoni prapavijën që të mbetet dritare e tejdukshme. 2. Shfrytëzoni mjetin për vizatim dhe vizatoni një vijë të thjeshtë me gjerësi e gjatësi gjatësi sipas dëshirës dhe me ngjyrë të bardhë. Gjerësinë i kam caktuar unë 6px.

lexo më tepër