Thirrje për kallje

Autor: Skender Mustafi  (me zë të ulët meqë është mesi i natës) Çohuni, o vëllazën! Çohuni, o pisa, se u bo mesi i natës. Çohuni, se kam gjet një mal, një kamion dru, një karrocë dhe një shkallë, këtu ku po jetoj unë përkohësisht, në Zvicër pra. E kam një ide, ose dy, ose tri, ose një ide në disa versione. Sidoqoftë. Ejani e shkojmë atje në mal dhe i vëmë flakën malit, druve, karrocës dhe shkallës. ( Hehehe . qeshje me ironi). Te ne i dogjëm, le tua djegim edhe këtyre pisave.…

lexo më tepër

Pinterest – faqe interesi

Përgatiti: Skender Mustafi Unë personalisht bredhi shumë nëpër internet si për nevoja dhe dëshira personale ashtu edhe për nevoja profesionale. Shpesh më bien në sy foto të cilat më pëlqejnë ose që mendoj se më vonë ndoshta do më nevojiten për ndonjë artikull ose për përpunimin e tyre. Ato grumbullohen në diskun e kompjuterit. Edhe pse i kategorizoj ato (së paku në të shumtë e rasteve) prapë se prapë ato për një kohë të caktuar grumbullohen në kategori të ndryshme ne pjesë shpesh të pa dëshiruara të diskut. Kështu një ditë…

lexo më tepër

Rregullimi i dritës së fotos në Paint.NET

Përgatiti: Skender Mustafi Në Paint.NET ekzistojnë shumë mundësi për rregullimin e fotove. Madje edhe më shumë mundësi shtohen duke shfrytëzuar shtesat të cilat janë të gatshme nga programues të ndryshëm. Në këtë mësim do të përdorim dy funksione për të rregulluar dritën e fotos. Këto dy funksione janë Curves dhe Hue/Saturation. Për këto dy funksione ekzistojnë edhe shtesa të cilat ofrojnë mundësi shtesë Curves+ dhe Hue/Saturation+ të cilat mund të shfrytëzoni për të njëjtin veprim. Unë do i përdorë funksionet bazë të cilat gjenden tek Paint.NET. Hapeni në Paint.NET foton e dëshiruar…

lexo më tepër

Paint.NET: vijëzimi i fotos

Përgatiti: Skender Mustafi Ky mësim mund të shfrytëzohet për dizajnimin e një fotoje ose edhe për më shumë foto. Mësimi është i lehtë për tu realizuar dhe për tu mbajtur mend. Në fund rezultatin mund të e ruani në jpg, png ose në ndonjë format tjetër. Megjithatë atë mund të e ruani edhe në pdn, format i cili nga Paint.NET më pas mund të redaktohet, pra foton që një herë e punoni mund të ripërpunoni më vonë. (Sikur PSD në Photoshop)

lexo më tepër