Kaligrafia Islame ose – bukur shkrimi arab fokusohet si një formë parësore e artit dhe si një shprehje vizuale që lidhet me parimet kozmike dhe shpirtërore të popujve që përqafuan Islamin, si dhe me prejardhjet socio-historike të tyre. Anembanë botës islame, kaligrafia është një simbol që përfaqëson bashkimin, bukurinë dhe fuqinë.[14] Kaligrafia përfaqëson drejtpërsëdrejti përgjigjen e shpirtit të myslimanëve ndaj zbritjes së shpalljes Kur’anore. Poezia arabe ekzistonte para zbritjes së Kur’anit, mirëpo nuk kishte kaligrafi arabe para shpalljes Kur’anore. Kaligrafia islame është një art specifik islam pa ndonjë para prirje…
lexo më tepërMuaj: Shtator 2010
Arti Islam: Arkitektura
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Duke vlerësuar artin Islam në përgjithësi ndoshta mund të thuhet se shprehja më e mirë e artit Islam është në arkitekturë, posaçërisht ajo e ndërtimit të xhamive.[10] Përmes godinave mund të ilustrohet efekti i kulturave të ndryshme në civilizimin Islam. Për shembull arkitektura Islame Jugoafrikane dhe Spanjolle ka elemente të romako-bizantine siç duken në pallatin Alhambra në Grenadë, ose në Xhaminë e Madhe të Kordobës. Megjithatë arkitektura Islame dallon nga ato të mëhershmet dhe ajo evropiane duke pasqyruar elemente të posaçme të zhvilluara nga vetë arkitektët…
lexo më tepërArti Islam: Teatri
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Sa i përket artit interpretues format më të përhapura të teatrit gjatë Viteve të Arta Islame ishte teatri i kukullave (që përfshinte kukulla dore, lojëra hijesh, marionete etj) dhe dramat e njohura si ta’ziya, ku aktorët shfaqnin seri me përmbajtje të historisë së myslimanëve. Shfaqjet laike të njohura si akhraja, ishin më pak të popullarizuara se sa shfaqjet me kukulla dhe ato ta’zieh.[50] Teatri turk i kukullave, Karagoz, ka ndikuar dukshëm në rajonin për rreth. Mendohet që ky aktrim të ketë ardhur nga Kina përmes Indisë.…
lexo më tepërArti Islam: Punimi i qilimave dhe Qeramika
Punimi i qilimave Shtrojat e dyshemeve e më vonë qilimat janë pjesë të pandashme të vendbanimeve dhe faltoreve të myslimanëve që nga koha e ardhjes së Islamit. Kjo nevojë aq e madhe e shtrojave vije si rezultat i respektimit të urdhrit të All-llahut në shumë ajete në Kur’an[36][37] si dhe respektimit të urdhrave të Muhammedit[38], të dërguarit të fundit në Islam, i cili urdhëron për plotësimin e shumë formave të pastërtisë duke filluar që nga pastrimi nga thonjtë e gjer tek pastrimi i përgjithshëm. Islami ngriti në atë nivel pastërtinë…
lexo më tepërVlera e tubimit
Ebu Hurejre r.a transmeton se i Dërguari i Allahut rrëfen një bisedë mes Zotit të Madhërishëm dhe disa melekëve: “Allahu ka disa melek të tjerë përveç atyre që shënojnë veprat e njerëzve. Ata ecin rrugëve dhe kërkojnë njerëz që madhërojnë Allahun. Kur takojnë njerëz që përmendin Zotin e Lartësuar, fillojnë t’i thërrasin njëri tjetrit: ‘Ejani, i kemi gjetur ata që po i kërkoni!’ Atëherë ata mblidhen dhe i rrethojnë me flatërat e tyre deri në qiellin e tokës. Pastaj Allahu i pyet melekët, ndërsa Ai i di më së miri…
lexo më tepëritinerar
hije të zeza si gjithmonë më përcjellin më shqelmojnë sot hijet që dikur më lindën ishin diçka më tepër por nuk e di ç’ishin këto hije atëherë më hiqnin zvarrë brigjeve të mashtrimit tani më rrahin me fjalë që heshtin së jetuari lumturinë në netët endacake © Skender Mustafi
lexo më tepër