Paint.NET: Nxjerrja e një figure jasht fotos

Përgatiti: Skender Mustafi 1. Hapeni Paint.NET dhe në të një fletë 800px x 600px me prapavijë të tejdukshme. Nëse prapavijën e keni të bardhë atëherë tek mjetet përzgjidhni shkopin magjik Magic Wand dhe klikoni kudo në fletë pastaj në tastierë shtypni Delete. 2. Tani hidheni në fletë foton që dëshironi të e punoni dhe dyfishoni fletën e punës përmes pullave Ctrl + Shift + D në tastierë ose tek Paint.NET tek shiriti i punës Layers –> Duplicate Layer. Pasi të keni bërë dy fleta pune atëherë e fshihni atë sipër dhe klikoni…

Paint.NET: Efekte mbi flamurin shqiptar

Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë mësim mund të realizoni disa efekte mbi flamurin shqiptar duke shfrytëzuar Paint.NET, softuerin falas për përpunimin e fotografive. 1. Shkarkoni flamurin origjinal shqiptar nga interneti. Këtë mund të e gjeni tek artikulli i flamurit në Wikipedia. 2. Hapeni Paint.NET dhe hidheni foton e flamurit. Dyfishoni shtresën e punës (layer) me flamurin në të. Tani keni dy flamuj një mbi të.

Paint.NET: Shkopi i ndritur

Përgatiti: Skender Mustafi Në këtë artikull do të mund të mësoni të krijoni shkop të ndritur edhe atë shpejt dhe lehtë. Pasoni hapat në vijim. 1. Hapeni Paint.NET dhe në të hapeni një dritare të re me dimensione sipas dëshirës. P.Sh. 400px me 200px dhe i largoni prapavijën që të mbetet dritare e tejdukshme. 2. Shfrytëzoni mjetin për vizatim dhe vizatoni një vijë të thjeshtë me gjerësi e gjatësi gjatësi sipas dëshirës dhe me ngjyrë të bardhë. Gjerësinë i kam caktuar unë 6px.

Paint.NET: Qelqi reflektues

Përgatiti: Skender Mustafi Për të realizuar një foto të ngjashme me foton që kemi paraqitur në këtë artikull duhet të kaloni nëpër disa hapa të thjeshtë duke shfrytëzuar Paint.NET funksionet primare apo edhe ato të mundësuara përmes shtesave. Efekti mund të realizohet në dy forma, ose mbi një hapësirë të zbrazët ose mbi një foto ekzistuese. Efekti mbi foton ekzistuese Hapeni foton në Paint.NET (File → Open) Kaloni tek shiriti sipër tek Effects → Distort → Tile Reflection (mund të e shfrytëzoni edhe funksionin Tile Reflection XY, efekt i cili shfaqet pas instalimit të…

Rregullimi i dritës së fotos në Paint.NET

Përgatiti: Skender Mustafi Në Paint.NET ekzistojnë shumë mundësi për rregullimin e fotove. Madje edhe më shumë mundësi shtohen duke shfrytëzuar shtesat të cilat janë të gatshme nga programues të ndryshëm. Në këtë mësim do të përdorim dy funksione për të rregulluar dritën e fotos. Këto dy funksione janë Curves dhe Hue/Saturation. Për këto dy funksione ekzistojnë edhe shtesa të cilat ofrojnë mundësi shtesë Curves+ dhe Hue/Saturation+ të cilat mund të shfrytëzoni për të njëjtin veprim. Unë do i përdorë funksionet bazë të cilat gjenden tek Paint.NET. Hapeni në Paint.NET foton e dëshiruar…

Paint.NET: vijëzimi i fotos

Përgatiti: Skender Mustafi Ky mësim mund të shfrytëzohet për dizajnimin e një fotoje ose edhe për më shumë foto. Mësimi është i lehtë për tu realizuar dhe për tu mbajtur mend. Në fund rezultatin mund të e ruani në jpg, png ose në ndonjë format tjetër. Megjithatë atë mund të e ruani edhe në pdn, format i cili nga Paint.NET më pas mund të redaktohet, pra foton që një herë e punoni mund të ripërpunoni më vonë. (Sikur PSD në Photoshop)