Fjalori drejtshkrimor – shtesë për FireFox

Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe është nga shtesat më të dobishme që ndihmojnë përpilimin e teksteve pa të meta drejtshkrimore në shfletuesin Firefox. Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe posedon 530.000 fjalë e trajta fjalësh. Gjatë të shkruarit të teksteve në gjuhën shqipe kudo në hapësira shkrimi shtesa kontrollon fjalë pas fjale tekstin e tërë dhe i nënvizon me të kuqe fjalët të cilat janë të shkruara gabimisht.

Pasi të keni instaluar shtesën tek shfletuesi juaj në bazën e sajë në kompjuterin tuaj gjithashtu mund të shtoni fjalë tjera të cilat nuk i përmban baza e të dhënave të shtesës. Meqë shfletuesi ofron edhe shtesa tjera fjalorësh si psh për anglisht, gjermanisht etj. dhe nëse më shumë se një fjalor instaloni atëherë duhet që të ndryshoni fjalorin gjatë të shkruarit të teksteve në gjuhë të ndryshme.

Kalimi nga një kontrollues në një tjetër bëhet në tre hapa:

  1. Shtyp me të djathtë mbi hapësirë që shkruani
  2. Në listën e funksioneve gjeni ku shkruan Languages e ofroni shigjetën e miut
  3. Hapet lista e gjuhëve të instaluara dhe klikoni mbi gjuhën e dëshiruar

Përdorimi
Pasi që fjalori funksionon dhe keni në përdorim po fjalorin drejtshkrimor të gjuhës shqipe atëherë ju mund të shkruani dhe në të paraqitur të një fjale të nënvizuar me të kuqe atëherë kjo nënkupton se fjala është gabim. Për të përmirësuar shtypni me të djathtën e miut mbi fjalën e nënvizuar dhe paraqitet lista me fjalët e mundshme për të zëvendësuar, zgjidhni njërën fjalë dhe fjala e nënvizuar zëvendësohet automatikisht.

Emri zyrtar: Albanian dictionary
Autori: Shkenca.org
Faqja zyrtare: http://www.shkenca.org/k6i/
Çmimi: Falas

INSTALO FJALORIN

Po këto i keni lexuar?