pëshpëritje

ah moj zanë e malit po të kesh sy të kaltër sikur oqeani në fund të shpirtit tim çdo të thoshin sytë e mi moj bulëz e lagur ah moj zanë e malit po t’i kesh sytë e mëdhenj që t’i përpinë sytë e mi përmbytur gjer në fund të ndjenjës ç’do të mendonin për fundosjen moj bulëz e vogël ah moj zanë e malit po të kesh shpirt të madh sikur zgafelle mali me shpirtin tim në fund me një kandil dashurie ç’do të mendoje për jetën moj bulëz…

lexo më tepër

të pres me kurorë

çdo mëngjes e vë gishtin mbi datën e ditës i humbur çdo mëngjes e vë gishtin në mes të mendimit si kujtim ia lë vijat e identifikimit çdo mëngjes mendoj për mëngjesin nën hije çdo mëngjes ngrihem me ankth mendimesh për të kthjelluar mjegullinën çdo mëngjes hapi sytë për të mprehur shikimin në realitetin ngjyrëndryshëm çdo mëngjes e vë gishtin mbi datën e ditës për të parë fuqinë e shpirtit në dridhjet e buzës së njomë në pritje gjer në bashkimin e ëndrrës me realitetin çdo mëngjes © Skender Mustafi

lexo më tepër

valle yjesh

po i shkruaj shpirtit mjerë se me vullkan i lidhur jam në humnerë nga lule t’mia që t’më qajnë zemrën bulbë që t’më qajnë që sot përherë dhe t’më njehë që sot përherë e bukura lulëz unë po digjem që të mbetem lym i lumit si pasqyrë dhe përherë të lindin yjet në kuq e verdhë pa mëri dhe pa mynxyrë në valle të madhe në krater të hijes s’kuqe mbi aortë të ditës tjetër me një hënë të bërë nuse © Skender Mustafi

lexo më tepër

ylli i veriut të ngrirë

atë natë duke menduar jashtë kompetencave të të menduarit rrëshqiti mbi akullin e nuhatjes sime dredharake rrëmbyer nga frika më përqafoi fort ëndjen e akullt të iluzionit mbërthyer nga mllefi jashtë jorganit të frikës shoqëruar nga drita afër mijëra vjet drite mendova vetëm për ty hëna ime e fundosur me fundin e ëndrrës në agun e avullt nën diellin e të ndriturve që fundosesh edhe më tej në mëngjese të imagjinuara atë natë mendimesh isha zhveshur edhe nga rrobat e ngjyrosura me ngjyrë trëndafili me ngjyrë pritjeje m’i ngjyrosi koha…

lexo më tepër

kalimtari i rastit

sonte i lodhur jam i lodhur jam kunguj e dhelpra në emër të njeriut flasin lodrat luajnë njerëzit s’shohin as s’dëgjojnë zërin e një shpirti që fundoset si t’i ndihmoj i lidhur jam me zinxhir ardhmërie nata po mbaron yjet më lënë nuk është larg heshtja nuk është larg vdekja s’dua të iki këtë herë jam lidhur vet për fundin e derdhur në një fillim të ri i lidhur jam në lojë me robërit e jetës © Skender Mustafi

lexo më tepër