hell në ndërkohë

lumbardhat duke shëtitur dëfrehen mbi kaltërsinë e syve tu origan me sytë e mi të pleksur bashkë me shpirtin e vrenjtur ndaj jetës së llastuar llastore në mua vaji i parë puthitet me tymin e zi të duhanit ar-mik dashuria mbetet memorandum në vete në mes të taketukes përplot shpuzë në ndërkohë lumenjtë rrjedhin në përkushtim të heshtjes shpirtërore © Skender Mustafi

lexo më tepër

aufs Leben

Blumen auf dichmit dirund nichts auf dich mit uns die Angst von dem VerlustSonnenstrahlen auf unsendlose Murmelnheute kommen von alle Seitendie kommen schnellnach der Stimmeins Lebens Abgrundfür dich in einem nackten Taggemeinsam nacktwir werden sehenAntworte unter unsund auf Sandaufs Leben aufs Lebenmit ihm © Skender Mustafi

lexo më tepër

lymi i heshtjes

më kujtohet vetëm lymivetëm lymi i zi fotografi vdekjejejanë në mua zgjuar duke ecurduke ndenjur mendojpër bregdetin e lodhurmendoj për qerpikun e kalburmes thërrmijave të vuajtjes një grusht lym mi mbyll sytëqë panë gjysmëjetëndhe rri lymi sot sikur ngjitësnë gojën timeqë deshi ta përqafoj britmëne pasqyrësnë rrojtore stinësh bubullima më kujton heshtjenfrikohem prapë kujtimetoh kujtimet e flaktaqë rrëfehen në shpirti dëgjojdhe vetëm unëvuajnga tharja e zhurmës © Skender Mustafi

lexo më tepër

në hall të një miku

ulur mbi statujë jete ti ngarendë pas hijeve të ngatërruara nga këmbët “kumtesë kohe” unë jam mbështetur për muri e shpresë s’ka mëngjesit të së nesërmes nëse kthehesh në pavijon kujtimesh quajtur prishtinë e prerë do të shohësh kohën ulpianë e martuar dhe ndokush do të vërej heshtjen tënde ndonjëri prej pavijonasve vrojtimesh do të të sheh kthyer kah perëndimi i veshur dhëndër i ëndrrës së prerë © Skender Mustafi

lexo më tepër

ulërimat e fundit

ndjenjat e mia të lidhura kahmote për unin tënd flasin duke gropuar ndjenjat tua ndjenjat e mia thonë ç’u bë me virgjërinë kur në ulërimat e fundit bulëzoi urrejtja e ndjenjës shpirtërore më pastaj ulërin dhe vet në shpirtin e gropuar për mërinë e yjeve në përgjigje fati © Skender Mustafi

lexo më tepër

tentimi i fundit

me vargun e fundit me zërin e pashtershëm lidhet shpirti im për të ikur kah e bukura pranverë e çiltër duket për sytë e pa mëkat që i qajnë duart e njerëzve që sikur acari akullojnë shpirtin e dëlirë dashurorë dhe më pastaj sikur flaka fillojnë djegien e fundit unë s’bëj gjë vetëm tentoj të them se dhemb © Skender Mustafi

lexo më tepër