Skender Mustafi Punuar për projektin Wikipedia Shqip Kontribut drejt rritjes së shkencës evropiane ishte kërkimi i skolastikëve evropianë për dituri të reja, të cilat mund të gjendeshin vetëm në mesin e myslimanëve posaçërisht në Spanjën Islae dhe në Sicili. Këta skolastikë përkthyen tekstet e reja shkencore dhe filozofike nga gjuha arabe në gjuhën latine. Njëri nga përkthyesit më produktiv në Spanjë ishte Zherardi nga Kremona i cili përktheu 87 libra nga arabishtja në latinisht, duke përfshirë: nga Muhammad ibn Musa al-Khwarizmi librin Algjebra dhe Almukabala, nga Jabir ibn Aflah librin…
lexo më tepërMuaj: Shtator 2010
Shkenca Islame: Institutet Shkencore
Një numër i madh i instituteve të pa njohura në botën antike, njihen nga bota mesjetare islame. Si shembuj më të mirë janë: spitalet publike (që i zëvendësuan tempujt shërues dhe tempujt për fjetje)[25] dhe spitalet psikiatrike,[26] bibliotekat publike dhe bibliotekat e huazimit, diplomat akademike, observuesi astronomik si instiut hulumtues[25] (si kundërshtim ndaj vrojtimit privat që ishte rast në antikë),[27] dhe ligji i besimit (Waqf).[28][29] Universitetet e para që nxjerrin në qarkullim diploma ishin: universiteti mjekësorë – spitalorë i mesjetës islame në Bimaristan ku diplomat mjekësore që nga shekulli XIX…
lexo më tepërShkenca Islame: Metoda shkencore
Shkencëtarët myslimanë i vunë theks më të madh eksperimentimit se sa popujt e civilizimeve më të hershme, (shembull filozofët grek më shumë i vunë theks racionalitetit se sa eksperimentimit), kjo ishte për shkak të përqendrimit të madh në vrojtimin empirik të gjetur në Kur’an dhe sunnet,[14][15] [16][17] dhe për shkak të themelimit rigoroz të metodave historike në shkenën e hadithit.[14] Ata paraqitën për herë të parë kuantifikimin, vrojtimin preciz, eksperimentin e kontrolluar dhe përshkrimin e kujdesshëm. Qasja e tyre e re ndaj hetimit shkencorë çoi drejt zhvillimit të metodës shkencore…
lexo më tepërArti Islam: Trojet shqiptare
Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[78] Arti Islam në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit…
lexo më tepërArti Islam: Miniaturat
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi Në artin Islam zënë vend të rëndësishëm edhe miniaturat. Miniaturat më të mira janë ato persiane dhe pas tyre mogulet e turket, që u ndikuan nga persianët përbëjnë kryevepra të artit dhe pasqyrojnë kulmin e artit të pikturës në botën islame. Këto miniatura, sidomos ato të periudhave timuride dhe safavide, në të vërtetë janë çmuar universalisht si kryevepra të mrekullueshme artistike. Miniaturat persiane arritën përsosje të mahnitshme nga këndvështrimi i ekzekutimit të detajeve, ndërthurjes së ngjyrave dhe trajtimit të tyre shpirtëror e jo natyralist të…
lexo më tepërArti Islam: Letërsia
Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi E rëndësishme është të kuptohet se letërsia arabe dhe ajo Islame dallojnë dhe nuk duhet që këto të dyja të shihen dhe kuptohen si një tërësi. Letërsia arabe është letërsia e cila është zhvilluar para ardhjes së Islamit, gjatë dhe pas ardhjes, kurse letërsia Islame ka filluar të zhvillohet nga ardhja e Islamit e këtej. Ndikimi i Kur’anit mbi shpirtin e myslimanëve ishte aq i madh saqë mjedisi kulturor islam iu kthye botës së letërsisë si formë qendrore e të shprehurit artistik, kudo që u…
lexo më tepër