zbrazët

tani sapo kapa veten të e ndrydhë s’ka gjë në brazdat e trurit tani sapo kapa veten të e ndrydhë duket sikur një arë e pa lëvruar që moti e në të gjinden gjitha llojet e shkurreve sa më shumë po sillem vërdallë sa më shumë po kërkoj aq më shumë © Skender Mustafi

lexo më tepër

s’ka sikur Ti

unë për Ty jam lindur pastaj dëshmova për Ty u zgjova, eca, fola, qesha … mora botën në sy bredha rrugëve e rrugicave e rrita dhe ruajta veten ndoshta diçka bëra edhe për Ty (shpresoj që nuk kam harruar) tani që jam plakur, thinjur, tretur jam heshtur, humbur, mekur jam kthyer doemos tek Ti ngadalë duke Të shikuar me sy fajtori kam vendosur kokën prehrin e mëshirës Sate dhe po pres të më pranosh e të më falësh © Skender Mustafi

lexo më tepër