Gmail Drive

Gmail Drive është program shumë i vogël i cili mundëson lidhjen e hapësirës së postës suaj elektronike në Google dhe shndërrimin e asaj hapësire në vend të hapur për ruajtjen e dokumenteve. Pasi që të keni instaluar programin tek dosja “My Computer” do të paraqitet edhe një hapësirë e diskut ku duhet të kyçeni përmes ID dhe fjalëkalimit të postës suaj elektronike në Gmail dhe drejtpërdrejtë mund të i hidhni dokumentet në të. Për të gjitha dokumentet e hedhura në të do të pranoni postë në Gmail kështu që dokumentet…

lexo më tepër

DropBox

DropBox është program për sinkronizimin e dokumenteve nga kompjuterë dhe mjete tjera elektronike. Programi në fjalë mbështetet nga hapësira për ruajtjen e dokumenteve në internet. Dropbox ofron hapësirë falas prej 6 GB.  DropBox në të vërtetë  paraqet një sistem për shpërndarjen dhe sinkronizimin e dokumenteve. Kështu ju mund të keni më shumë se një konto, më shumë se një kompjuter, më shumë se një mik ose më shumë se një bashkëpunëtor dhe të përdorni DropBox për të shpërndarë dokumentet  nga një kompjuter në tjetrin përmes një ose më shumë kontosh,…

lexo më tepër

takimi i pa pritur

e takoj mendimin për ty dhe së bashku shikojmë pikën e ujit në gjeth të mollës aty në sy e shikoj mendimin për ty dhe pikën e shiut që zvarritet nga lart për në pafund e pastër është pika që e përshkon mendimin edhe gjethi i lëmuar i mollës që sa shkon e zverdhet në heshtje vetëm mendimi nuk zbehet por lahet në pikën e shiut në flladin e mesditës kur unë lagem në shiun e qetë ngadalë i afrohem gjethit të mollës të e thithi pikën e shiut të…

lexo më tepër

poezia e gjakosur

varg i vrenjtur del nga shpirti dhe humbet butësia me të varg i trishtuar kthehet nga ëndrra e prerë nga një ëndje me teh të ndryshkur dhe çmendet në rrëfim varg i ngrirë derdhet në valë jete të gjithë e shohin me varrë dhe e qajnë por askush nuk e beson miklimin e shpirtit © Skender Mustafi

lexo më tepër

Raporti mes marketingut në internet dhe marketingut direkt

Autor: Skender Mustafi Marketingu në internet nuk paraqet vetëm treg të ri, por gjithashtu zgjeron edhe funksionet tjera të marketingut. Në literaturë shihet se nuk ka pajtim të përgjithshëm mes studiuesve të marketingut rreth asaj se çfarë roli luan marketingu në internet në strukturën e marketingut në përgjithësi. Disa studiues pohojnë se marketingu në internet ofron vetëm instrumente shtesë për funksionet e marketingut në përgjithësi dhe asgjë tjetër. Të tjerët sugjerojnë që të bëhen dallime mes funksioneve të marketingut në internet dhe atij tradicional dhe një grup tjetër autorësh deklarojnë…

lexo më tepër

Raporti mes instrumenteve të marketingut në internet dhe instrumenteve të marketingut tradicional

Autor: Skender Mustafi Të gjithë studiuesit e marketingut pajtohen se marketingu në internet (online) ofron instrumente shtesë të marketingut. Karakteristikë e instrumenteve të marketingut në internet është ndjeshmëria dhe ndikimi në të gjitha funksionet e marketingut në internet. Ndryshimet e vazhdueshme të tregut në internet kanë ndikim të drejtpërdrejt jo vetëm në instrumentet, por gjithashtu edhe në objektivat dhe synimet të cilat si pasojë kërkojnë mjete të reja dhe ndjekin strategji të reja. Këta katër faktorë: mjetet, objektivat, synimet dhe strategjitë mund të përdoren për të dalluar instrumentet e marketingut…

lexo më tepër